Kujt i Drejtohet ?
Ky certifikim është dizenjuar për punonjësit e shitjes me pakicë që janë të përfshirë në marketimin, vendosjen optimale të produkteve në rafte, pamjen e vitrinës dhe dyqanit, promovimin e produkteve në dyqan, ndërkohë që japin informacionin e duhur mbi karakteristikat e produktit dhe sigurojnë që klientët/vizitorët e dyqanit marrin një shërbim cilësor.
Procedura e Certifikimit:
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.