Kujt i Drejtohet?
Ky certifikim është dizenjuar për profesionistë të cilët marrin pjesë në planifikimin dhe monitorimin e shitjeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve të një kompanie që merret me produktet e vajit të ullirit, duke negociuar kontrata me firmat e huaja në lidhje me qendrat e shitjes dhe shpërndarjes, si dhe krijimin e dyqaneve jashtë vendit, monitorimin dhe zbatimin të standardizimit të duhur të produkteve të vajit të ullirit në përputhje me standardet dhe specifikimet përkatëse ndërkombëtare, për të siguruar eksporte dhe shitje efektive në vende të tjera, etj.
Procedura e Certifikimit:
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.