Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë për Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor (EN 15224)

Përshkrim i Shkurtër

EN 15224 është një standard i specializuar që ka të bëjë me aplikimin e një sistemi të menaxhimit të cilësisë në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Përshkrimi i Detajuar

Ky standard mbulon kërkesat e ISO 9001:2015 dhe duke përfshirë kërkesa shtesë për sigurinë e pacientit dhe menaxhimin e risqeve klinike, është një zgjedhje e shkëlqyer për organizatat që ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor. Pajtueshmëria me këtë standard i mundëson një organizate të synojë përmirësimin afatgjatë të shërbimeve të saj të kujdesit shëndetësor. Certifikimi EN 15224 jo vetëm që do të rrisë efektivitetin organizativ të një organizate dhe cilësinë e shërbimeve të saj, por gjithashtu do të shmangë gabimet e mundshme. Ai gjithashtu përmirëson komercialitetin e një organizate, duke i dhënë asaj promovim global dhe duke fituar besimin e konsumatorëve nëpërmjet angazhimit të saj për të ofruar shërbime të vazhdueshme me cilësi të lartë.

EN 15224 përcakton njëmbëdhjetë aspekte të cilësisë:

Cila është procedura e certifikimit ?

Ne propozojmë një lidhje me Rregulloren dhe aplikimin për të gjitha standardet.

Kujt i Drejtohet ?

Ky certifikim mund të zbatohet për të gjitha organizatat që ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, sekondar dhe terciar, spitalet, klinikat, shërbimet rehabilituese ose paliative, trajtimin e sëmundjeve kronike, qendrat e kujdesit shëndetësor, qendrat e diagnostikimit, operacionet private, praktikat dentare, farmacitë, shtëpitë e të moshuarve, ofrimi i shërbimeve për personat me nevoja të veçanta etj.

Cilat janë përfitimet e certifikimit ?

Përparësitë e aplikimit dhe certifikimit të një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë EN ISO 15224 janë si më poshtë:

Na kontaktoni

Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.