Kujt i Drejtohet ?
Ky certifikim është dizenjuar për profesionistët e specializuar, detyrat e të cilëve përfshijnë vendim-marrjen strategjike dhe vendosjen e objektivave individuale për marketimin e produkteve të verës, planifikimin dhe implementimin e skemave të marketingut, sikurse dhe vlerësimin e rezultateve të tyre, dizenjimin, organizimin dhe realizimin e studimeve të tregut, monitorimin e tregjeve të synuara dhe tendencave të konsumatorit në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar të verës.
Procedura e Certifikimit:
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.