Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Trajnimi i organizuar në Vjenë nga grupi TÜV AUSTRIA

October 24, 2022

Në datat 18-19 tetor 2022, personel nga departamenti i programimit dhe auditimit i TÜV AUSTRIA ALBANIA, së bashku me kolegë nga vende të ndryshme të botës, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Vjenë nga grupi TÜV AUSTRIA.

Ky event u organizua në kuadër të zbatimit të sistemit të harmonizuar të menaxhimit, me objektiv kryesor rritjen e kompetencave të personelit që do të ketë përgjegjësinë dhe autoritetin për të ndërmarrë hapat e mëposhtëm:

  • Planifikimin dhe përgatitjen e auditimeve,
  • Transferimin e certifikatave,
  • Fushëveprimin e certifikimit,
  • Rishikimin teknik të dokumentacionit të auditimit,
  • Rishikimin e dosjes së audituesve.

#Së bashku mund të arrijmë më shumë!