July 24, 2026
Kënaqësi të mirëprisnim në ambientet e TÜV AUSTRIA Albania përfaqësuesit e AIDA – Albanian Investment Development Agency, në kuadër të një vizite Aftercare.
Gjatë takimit diskutuam mbi rëndësinë e certifikimit dhe standardeve ndërkombëtare në rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve në rajon, si dhe mbi sfidat dhe mundësitë në sektorin biznesit. Së bashku diskutuam ide mbi fushat si:
· Siguria kibernetike
· Energjiae rinovueshme
· Cilesia në turizëm dhe përgatitja e produkteve vendase për tregjet e eksportit.
Faleminderit AIDA për vizitën dhe për një diskutim me vlerë! Së bashku për një mjedis biznesi më të sigurt, cilësor dhe konkurrues.



