Ndryshimet e përfshira në ISO/DIS 9001 Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë – Kërkesat
November 12, 2025
ISO 9001:2026 – Ndryshimet Kryesore që Duhet të Dini
Klauzola 3: Termat dhe Përkufizimet
Termat specifikë që lidhen me SMC (Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë) do të përfshihen direkt në standard.
Theksohet: rishikimi i përkufizimeve.
Klauzola 4: Konteksti i Organizatës
Ndryshimet klimaterike, të futura në ndyshimet e mëparshme, mbeten dhe duhet të vlerësohen si çështje potencialisht relevante për organizatën.
Ndryshimet klimaterike mund të jenë një kërkesë e një palë të interesuar.
Drejtimi strategjik dhe caktimi i burimeve janë faktorë të rëndësishëm për t‘u konsideruar në çështjet e brendshme të organizatës.
Theksohet: konfirmimi që konsideratat për ndryshimet klimaterike janë marrë plotësisht parasysh brenda sistemit tuaj aktual të menaxhimit dhe vlerësimit të kontekstit të biznesit.
Klauzola 5: Udhëheqja (Lidership)
Kultura e cilësisë, përmirësimi i vazhdueshëm dhe sjellja etike do të prezantohen si mënyra me të cilat menaxhmenti i lartë tregon udhëheqje dhe përkushtim ndaj SMC.
Theksohet: kultura e cilësisë dhe praktikat e sjelljes etike që duhet të adoptohen nga organizata.
Klauzola 6: Planifikimi
Rreziqet dhe mundësitë do të ristrukturohen në dy nën-klauzola të veçanta. Përcaktimi dhe menaxhimi i rreziqeve dhe mundësive janë procese të ndara. Rreziqet nuk janë mundësi. Mundësitë lindin nga vlerësimi i kontekstit të brendshëm dhe të jashtëm, duke përfshirë palët e interesuara.
Rreziqet gjatë ose pas një ndërprerjeje mund të konsiderohen gjithashtu, dhe masa të përshtatshme duhet të përcaktohen dhe zbatohen.
Për planifikimin e ndryshimeve, organizatat duhet të marrin në konsideratë disponueshmërinë e informacionit së bashku me disponueshmërinë e burimeve.
Theksohet: analizimi se si rreziqet dhe mundësitë njihen, prioritizohen dhe zbuten ose shfrytëzohen gjatë aktiviteteve të planifikimit.
Klauzola 7: Mbështetja
Personeli që punon nën kontrollin organizativ duhet të jetë në dijeni për kulturën e cilësisë dhe etikën e organizatës.
Theksohet: përgatitja për të rifreskuar trajnimin e ndërgjegjësimit për të përfshirë kulturën e cilësisë dhe etikën.
Klauzola 8: Operimi
Kontrolli i prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve përmes verifikimit të produkteve dhe shërbimeve, ose validimit të proceseve, ose të dyjave, tani prezantohet si një metodë për arritjen e rezultateve.
Organizata tani duhet të informojë furnizuesit e jashtëm për kërkesat shtesë që ata duhet të ndjekin në rast të ndërveprimit me klientët dhe palët e tjera të interesuara.
Theksohet: referencat ndaj standardit duhet të përputhen me strukturën e përditësuar të paragrafëve.
Klauzola 9: Vlerësimi i Performancës
Nuk ka ndryshime të mëdha. Përfundimet (Outputs) e mbledhjes së rishikimit tani quhen rezultatet (results) e rishikimit të menaxhimit.
Theksohet: konfirmohen objektivat e auditimit dhe rishikohet kriteret për të përmbushur kërkesat e reja të paragrafëve.
Klauzola 10: Përmirësimi
Si pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm, përveç rezultateve të rishikimit të menaxhimit, organizata duhet gjithashtu të marrë në konsideratë rezultatet e monitorimit, matjes, analizës dhe vlerësimit të të dhënave dhe informacionit. Gjithashtu përcaktohet se përmirësimi mund të arrihet përmes ndryshimit gradual ose të përparuar, inovacionit ose riorganizimit.
Theksohet: ndikimet e lidershipit në ciklet e përmirësimit.
Koha e përmendur është indikative dhe mund të ketë devijime. Procesi i rishikimit është planifikuar të zgjasë gjithsej 36 muaj dhe është i koordinuar nga komiteti teknik ndërkombëtar ISO/TC 176 SC2 WG29.
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.