Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
  • Albanian

ProCredit Bank Shqipëri ricertifikohet me sukses nga TÜV AUSTRIA sipas standardit ISO 14001:2015

June 19, 2026

TÜV AUSTRIA, organizata lider në fushën e certifikimit dhe inspektimit ne Shqipëri, përfundoi me sukses procesin e ricertifikimit të ProCredit Bank Shqipëri në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 14001:2015 për Sistemin e Menaxhimit Mjedisor.

ProCredit Bank, është një institucion financiar i orientuar drejt zhvillimit, i fokusuar në mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të klientëve individë. Përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe afatgjatë, banka kontribuon në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të forta me klientët dhe partnerët e saj.

Standardi ISO 14001:2015 ndihmon organizatat të identifikojnë dhe të menaxhojnë ndikimet mjedisore të aktiviteteve të tyre, të përmirësojnë performancën mjedisore dhe të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Me përvojën dhe ekspertizën e saj shumëvjeçare, TÜV AUSTRIA vazhdon të ofrojë shërbime të pavarura certifikimi për organizatat në Shqipëri dhe Kosovë, duke mbështetur përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe kulturën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Urime ProCredit Bank Shqipëri për këtë arritje të rëndësishme, e cila dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.