January 20, 2026

TÜV AUSTRIA në Shqipëri, organizata lider e Certifikimit dhe Inspektimit nëShqipëri, ri-certifikoi me sukses Fondin BESA në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 27001:2022, për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit.
Fondi BESA është një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciarë në Shqipëri, i cili u ofron individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse.
ISO 27001 është standardi i njohur ndërkombëtar për sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave. Ky ri-certifikim konfirmon që Fondi BESA vazhdon të mbrojë në mënyrë efektive informacionin, duke siguruar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e tij, për të gjitha palët e interesuara, brenda dhe jashtë organizatës. Njëkohësisht, përforcon rezistencën e institucionit ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme që mund të ndikojnë në aktivitetin e tij.
Me reputacionin dhe përvojën e saj të gjatë, TÜV AUSTRIA vazhdon të ofrojë shërbime të pavarura certifikimi për organizatat në Shqipëri dhe Kosovë, duke garantuar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare për sistemet e menaxhimit.
Urime Fondit BESA për këtë arritje të rëndësishme, që pasqyron angazhimin e tyre për sigurinë e informacionit dhe përmirësimin e vazhdueshëm. Informacione shtesë mbi Certifikimin ISO 27001 mund të gjenden në linkun: https://www.tuv.al/services/information-security-management-systems-iso-27001/