Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian

GTS – Gazra Teknike Shqiptare Sh.p.k. ri-certifikohet me sukses për ISO 9001 dhe ISO 45001

February 27, 2026

TÜV AUSTRIA në Shqipëri, organizata lider e Certifikimit dhe Inspektimit në vend, ka ri-certifikuar me sukses kompaninë GTS – Gazra Teknike Shqiptare Sh.p.k., në përputhje me standardet ndërkombëtare ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe ISO 45001:2018 për Sistemin e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.

Kompania GTS “Gazra Teknike Shqiptare” Sh.p.k., pjesë e grupit SOL S.p.A., operon në prodhimin dhe shpërndarjen e gazeve, duke u fokusuar në kërkimin dhe tregtimin e gazeve të pastra industriale (teknike) dhe medicinale. Gjithashtu, ajo vepron në fushën e kujdesit mjekësor dhe furnizimit me pajisje për mjediset spitalore, duke garantuar standarde të larta cilësie dhe sigurie në çdo proces.

Standardi ISO 9001:2015 është standardi më i njohur ndërkombëtar për menaxhimin e cilësisë, i cili siguron që organizata të ofrojë produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e klientëve dhe legjislacionit përkatës, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës.

Ndërkohë, ISO 45001:2018 është standardi ndërkombëtar për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, i cili ndihmon organizatat të krijojnë kushte të sigurta pune, të parandalojnë dëmtimet dhe sëmundjet profesionale, si dhe të reduktojnë rreziqet në ambientin e punës.

Ky ri-certifikim konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të GTS për cilësi të lartë, siguri në vendin e punës dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve, duke rritur besimin e klientëve, partnerëve dhe palëve të tjera të interesuara.

Urime GTS për këtë arritje domethënëse, e cila dëshmon përkushtimin e kompanisë ndaj standardeve të larta, sigurisë në punë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.