Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian

Komunikatë e përbashkët IAF/ISO mbi shtimin e konsideratave për ndryshimet klimatike në standardet e sistemeve të menaxhimit

April 8, 2024

Cili është konteksti i ndryshimeve?

Në datën 22 shkurt 2024, Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit (IAF) dhe Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), dolën me një komunikatë të përbashkët për të theksuar publikimin Amendimet të Veprimit për Klimën tek standardet e reja dhe ato ekzistuese ISO për sistemet e menaxhimit, në mbështetje të Deklaratës ISO të Londrës.

Synimi është që të sigurohet se çështjet e Ndryshimeve Klimatike të merren parasysh nga organizata në kontekstin e efektivitetit të sistemit të menaxhimit, përveç të gjitha çështjeve të tjera.

Këto deklarata shtesë në secilin standard të sistemit të menaxhimit sigurojnë që kjo temë e rëndësishme të mos anashkalohet, por të merret parasysh nga të gjitha organizatat në hartimin dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit.

Ndryshimet janë të zbatueshme tek të gjitha standardet me Strukturë të nivelit të lartë (HLS), sipas listës bashkëlidhur këtij lajmërimi, dhe specifikohen respektivisht në kapitujt 4.1 dhe 4.2 të HLS, si më poshtë vijon:

Kapitulli 4.1: “Organizata duhet të përcaktojë nëse ndryshimet klimaterike janë çështje të rëndësishme”.

Kapitulli 4.2: “Shënim: Palët përkatëse të interesuara mund të kenë kërkesa lidhur me ndryshimet klimaterike”.

Çfarë pritet të merret në konsideratë brenda përmbajtjes së Sistemeve të Menaxhimit?

Ndryshimet klimatike, së bashku me çështje të tjera, duhet të përcaktohen si “me rëndësi” ose jo dhe nëse po, të konsiderohen brenda një vlerësimi të rrezikut, brenda fushës së veprimtarisë të sistemit të zbatuar të menaxhimit sipas standardit të aplikuar, në përputhje me rrethanat. Synimi është që të sigurohet se çështjet e Ndryshimeve Klimatike të merren parasysh nga organizata në kontekstin e efektivitetit të sistemit të menaxhimit, përveç të gjitha çështjeve të tjera.

A lidhen këto ndryshime me certifikatat ekzistuese?

Asnjë certificate, e re ose e rishikuar, nuk kërkohet të lëshohet duke pasur parasysh se:

  • Viti i publikimit për çdo standard për sistemet e menaxhimit, nuk do të ndryshojë.
  • Nuk ka asnjë ndryshim të fushën e zbatimit për Sistemin e Certifikuar të Menaxhimit.
  • Nuk ka impact domethënës në efektivitetin e sistemit të certifikuar të menaxhimit.
  • Metoda dhe veprimet që organizatat e certifikuara do të ndërmarrin përfundimisht, për shkak të kërkesës së re, do të ngjajnë me metodat dhe veprimet që do të zbatonin në rastin e ndryshimeve të ardhshme në çdo çështje tjetër kontekstuale që ata trajtojnë tashmë brenda fushëveprimit të sistemit të menaxhimit.

Çfarë evidence do të vlerësohet përgjatë auditimit

Një e dhënë/informacion për një risk të vlerësuar ose çdo informacion i dhënë për kontekstin ekzistues dhe përshkrimin e palëve të interesuara që kanë lidhje me ndryshimet klimatike do të përfshihen në mënyrë të përshtatshme në sistemet ekzistuese të menaxhimit.

Pajtueshmëria dhe rëndësia përkundrejt standardit të audituar do të jetë subjekt i vlerësimit të audituesit. Inputet e dhëna nga klienti do të vlerësohen nga Ekipi i Auditimit në përputhje me rrethanat.

Burimi: IAF and ISO Publish Joint Communiqué”, 23 shkurt 2024.

Lista e standardeve të aplikueshme

ISO 9001:2015Sistemet e menaxhimit të cilësisë – Kërkesat
ISO 14001:2015Sisteme të menaxhimit të mjedisit – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 45001:2018Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 50001:2018Sistemet e menaxhimit të energjisë – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 22000:2018Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore – Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor
ISO/IEC 27001:2022Siguria e informacionit, siguria kibernetike dhe mbrojtja e privatësisë – Sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit – Kërkesat
ISO 22301:2019Siguria dhe qëndrueshmëria – Sistemet e menaxhimit për vazhdimësinë e aktivitetit – Kërkesat
ISO 39001:2012Sistemet e menaxhimit të sigurisë të trafikut rrugor (RTS) – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 37101:2016Zhvillimi i qëndrueshëm në komunitete – Sistemi i menaxhimit për zhvillim të qëndrueshëm – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO/IEC 20000-1:2018Teknologji informacioni – Menaxhimi i shërbimit – Pjesa 1: Kërkesat e sistemit të menaxhimit të shërbimit
ISO 37301:2021Sistemet e menaxhimit të pajtueshmërisë — Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 14298:2021Teknologjia grafike – Menaxhimi i proceseve të printimit të dokumenteve të sigurisë
ISO 16000-40:2019Ajri i brendshëm — Pjesa 40: Sistemi i menaxhimit të cilësisë së ajrit të brendshëm
ISO 22163:2023Zbatime në hekurudhë – Sistemi i menaxhimit të cilësisë në sektorin hekurudhor – ISO 9001: 2015 dhe kërkesat e veçanta për aplikim në sektorin hekurudhor
ISO 28000:2022Siguria dhe qëndrueshmëria – Sistemet e menaxhimit të sigurisë – Kërkesat
ISO 29001:2020Industritë e naftës, petrokimisë dhe gazit natyror – Sistemet e menaxhimit të cilësisë specifike për sektorin – Kërkesat për organizatat e furnizimit të produktit dhe të shërbimit
ISO 30301:2019Informacioni dhe dokumentacioni – Sistemet e menaxhimit për regjistrimet – Kërkesat
ISO 34101-1:2019Kakao e qëndrueshme dhe e gjurmueshme – Pjesa 1: Kërkesat për sistemet e menaxhimit të qëndrueshmërisë së kakaos
ISO 35001:2019Menaxhimi i rreziqeve biologjike për laboratorët dhe organizatave të ngjashme me to
ISO 46001:2019Sistemet e menaxhimit të efiçiensës të ujit — Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 21401:2018Turizmi dhe shërbimet që lidhen me të – Sistemi i menaxhimit të qëndrueshmërisë për institucionet e akomodimit – Kërkesat
ISO 30401:2018Sistemet e menaxhimit të njohurive — Kërkesat
ISO 19443:2018Sistemet e menaxhimit të cilësisë – Kërkesa specifike për aplikimin e ISO 9001:2015 nga organizatat në zinxhirin e furnizimit të sektorit të energjisë bërthamore që furnizojnë produkte dhe shërbime të rëndësishme për sigurinë bërthamore (ITNS)
ISO/IEC 19770-1:2017Teknologjia e informacionit – Menaxhimi i aseteve IT – Pjesa 1: Sistemet e menaxhimit të aseteve – Kërkesat
ISO 21001:2018Organizatat arsimore – Sistemet e menaxhimit për organizatat arsimore – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 37001:2016Sistemet e menaxhimit anti-ryshfet – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 41001:2018Menaxhimi i objekteve – Sistemet e menaxhimit – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 44001:2017Sistemet e menaxhimit të marrëdhënieve të biznesit bashkëpunues – Kërkesat dhe struktura
ISO 15378:2017Materiale të paketimit parësor për produkte mjekësore – Kërkesa të veçanta për zbatimin e ISO 9001:2015, duke iu referuar praktikës së mirë të prodhimit (GMP)
ISO 18788:2015Sistemi i menaxhimit për operacionet e sigurisë private – Kërkesat me udhëzime për përdorim
ISO 21101:2014Turizëm aventuror – Sistemet e menaxhimit të sigurisë – Kërkesat