Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian

Ndryshimet e përfshira në ISO/DIS 9001 Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë – Kërkesat

November 12, 2025

ISO 9001:2026 – Ndryshimet Kryesore që Duhet të Dini

Klauzola 3: Termat dhe Përkufizimet

  • Termat specifikë që lidhen me SMC (Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë) do të përfshihen direkt në standard.
  • Theksohet: rishikimi i përkufizimeve.

Klauzola 4: Konteksti i Organizatës

  • Ndryshimet klimaterike, të futura në ndyshimet e mëparshme, mbeten dhe duhet të vlerësohen si çështje potencialisht relevante për organizatën.
  • Ndryshimet klimaterike mund të jenë një kërkesë e një palë të interesuar.
  • Drejtimi strategjik dhe caktimi i burimeve janë faktorë të rëndësishëm për t‘u konsideruar në çështjet e brendshme të organizatës.
  • Theksohet: konfirmimi që konsideratat për ndryshimet klimaterike janë marrë plotësisht parasysh brenda sistemit tuaj aktual të menaxhimit dhe vlerësimit të kontekstit të biznesit.

Klauzola 5: Udhëheqja (Lidership)

  • Kultura e cilësisë, përmirësimi i vazhdueshëm dhe sjellja etike do të prezantohen si mënyra me të cilat menaxhmenti i lartë tregon udhëheqje dhe përkushtim ndaj SMC.
  • Theksohet: kultura e cilësisë dhe praktikat e sjelljes etike që duhet të adoptohen nga organizata.

Klauzola 6: Planifikimi

  • Rreziqet dhe mundësitë do të ristrukturohen në dy nën-klauzola të veçanta. Përcaktimi dhe menaxhimi i rreziqeve dhe mundësive janë procese të ndara. Rreziqet nuk janë mundësi. Mundësitë lindin nga vlerësimi i kontekstit të brendshëm dhe të jashtëm, duke përfshirë palët e interesuara.
  • Rreziqet gjatë ose pas një ndërprerjeje mund të konsiderohen gjithashtu, dhe masa të përshtatshme duhet të përcaktohen dhe zbatohen.
  • Për planifikimin e ndryshimeve, organizatat duhet të marrin në konsideratë disponueshmërinë e informacionit së bashku me disponueshmërinë e burimeve.
  • Theksohet: analizimi se si rreziqet dhe mundësitë njihen, prioritizohen dhe zbuten ose shfrytëzohen gjatë aktiviteteve të planifikimit.

Klauzola 7: Mbështetja

  • Personeli që punon nën kontrollin organizativ duhet të jetë në dijeni për kulturën e cilësisë dhe etikën e organizatës.
  • Theksohet: përgatitja për të rifreskuar trajnimin e ndërgjegjësimit për të përfshirë kulturën e cilësisë dhe etikën.

Klauzola 8: Operimi

  • Kontrolli i prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve përmes verifikimit të produkteve dhe shërbimeve, ose validimit të proceseve, ose të dyjave, tani prezantohet si një metodë për arritjen e rezultateve.
  • Organizata tani duhet të informojë furnizuesit e jashtëm për kërkesat shtesë që ata duhet të ndjekin në rast të ndërveprimit me klientët dhe palët e tjera të interesuara.
  • Theksohet: referencat ndaj standardit duhet të përputhen me strukturën e përditësuar të paragrafëve.

Klauzola 9: Vlerësimi i Performancës

  • Nuk ka ndryshime të mëdha. Përfundimet (Outputs) e mbledhjes së rishikimit tani quhen rezultatet (results) e rishikimit të menaxhimit.
  • Theksohet: konfirmohen objektivat e auditimit dhe rishikohet kriteret për të përmbushur kërkesat e reja të paragrafëve.

Klauzola 10: Përmirësimi

  • Si pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm, përveç rezultateve të rishikimit të menaxhimit, organizata duhet gjithashtu të marrë në konsideratë rezultatet e monitorimit, matjes, analizës dhe vlerësimit të të dhënave dhe informacionit. Gjithashtu përcaktohet se përmirësimi mund të arrihet përmes ndryshimit gradual ose të përparuar, inovacionit ose riorganizimit.
  • Theksohet: ndikimet e lidershipit në ciklet e përmirësimit.

Koha e përmendur është indikative dhe mund të ketë devijime. Procesi i rishikimit është planifikuar të zgjasë gjithsej 36 muaj dhe është i koordinuar nga komiteti teknik ndërkombëtar ISO/TC 176 SC2 WG29.