Kujt i Drejtohet ?
Ky certifikim është dizenjuar për profesionistë të specializuar, detyrat e të cilëve përfshijnë shërbimin dhe informimin e klientëve të rinj dhe atyre ekzistues të një kompanie që merret me produktet e verës, plotësimin e porosive në bashkëpunim me departamentin e prodhimit të kompanisë, mbështetjen e aktiviteteve që mundësojnë arritjen e klientelës së re dhe mbajtjen e asaj ekzistuese, pjesëmarrjen në organizimin e ekspozitave dhe eventeve që synojnë promovimin e produkteve të kompanisë, etj.
Procedura e Certifikimit:
Procesi i ekzaminimit konsiston në një testim teorik dhe praktik.
Pas përfundimit me sukses të provimeve (pjesa teorike dhe praktike), profesionistit i lëshohet një certifikatë përputhshmërie me vlefshmëri 5 vjeçare.
Procedura e Certifikimit për këtë specializim është e Akredituar nga Sistemi Grek i Akreditimit, në përputhje me kërkesat e Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC 17024.
Na kontaktoni
Na kontaktoni në numrin +355 4 45 00 523 ose nëpërmjet e-mail në info@tuv.al dhe personeli ynë do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacione të mëtejshme.