
July 11, 2024
Ky program trajnimi realizohet nga TÜV AUSTRIA (Hellas), si një partner trajnimi i miratuar nga CQI dhe IRCA
Lloji: Trajnim i certifikuar nga CQI dhe IRCA
Kohëzgjatja: 40 orë
Gjuha e kursit: Anglisht
Gjuha e provimit: Anglisht
Vendet maksimale: 10
Datat: 23-27/09/2024, ora 10:00-18:30
Ky trajnim është zhvilluar për të përmbushur kriteret për një trajnim si Auditues Udhëheqës të Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit të njohur nga Instituti i Cilësisë së Çertifikuar (CQI) dhe Regjistri Ndërkombëtar i Audituesve të Certifikuar (IRCA). Ka më shumë informacion në lidhje me CQI|IRCA dhe punën e tij më vonë në këtë Paketë Studentore.
Objektivat kryesore te trajnimit mund të përmblidhen si më poshtë:
Për të fituar njohuri në lidhje me
Qëllimet dhe përfitimet e biznesit të një sistemi të menaxhimit të sigurisë së informacionit, të standardeve të sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit, të auditimit të sistemit të menaxhimit dhe të certifikimit nga palët e treta.
Roli i një auditori për të planifikuar, kryer, raportuar dhe ndjekur një auditim të sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit në përputhje me ISO 19011 (dhe ISO 17021 sipas rastit).
Për të fituar aftësitë e nevojshme për:
Planifikimin, kryerjen, raportimin dhe ndjekjen e një auditimi të një sistemi të menaxhimit të sigurisë së informacionit për të vendosur konformitetin (ose ndryshe) me ISO/IEC 27001 (me ISO/IEC 27002) në përputhje me ISO 19011 (dhe ISO 17021 sipas rastit).
Për të ndjekur trajnimin e mesiperm, kërkohet njohja shumë e mirë e standardit ISO 27001:2022.
Për informacione dhe rezervime na kontaktoni përmes tuvacademy@tuv.al dhe/ose 069 600 6528