Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian

TÜV AUSTRIA certifikon Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë, për Qëndrueshmëri në përputhje me ISO 20121:2024

May 21, 2025

TÜV AUSTRIA ka patur nderin e të luajturit një rol të rëndësishëm në mbështetjen e organizimit të suksesshëm të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur më 16 Maj 2025, në zemër të sheshit Skënderbej në Tiranë. Si një partner i besuar në sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë, TÜV AUSTRIA ofroi dy shërbime thelbësore për organizatorët e Samitit; një inspektim të plotë strukturor të vendit të aktivitetit dhe certifikimin e sistemit të menaxhimit të qëndrueshmërisë së aktivitetit sipas standardit ISO 20121:2024.

Samiti i këtij viti shënoi një moment historik si mbledhja e parë e KPE në Ballkanin Perëndimor, duke bashkuar 47 kryetarë shtetesh apo qeverish dhe liderë të institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Aktiviteti i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe kompania RedCloud, theksoi rolin në rritje të Europës Juglindore në formësimin e së ardhmes së kontinentit dhe afirmimin e Shqipërisë si një qëndër e stabilitetit rajonal dhe integrimin Evropian.

RedCloud ishte përgjegjëse për të gjithë infrastrukturën ndërtimore dhe logjistikën e samitit, duke menaxhuar projektimin dhe realizimin e një hapësire komplekse në zemër të kryeqytetit në kohë rekord. Me një përvojë të dëshmuar në ofrimin e eksperiencave të nivelit botëror, RedCloud siguroi që të gjitha akspektet teknike, infrastrukturore dhe operacionale të përmbushnin standardet më të larta evropiane.  

Në një kohë pasigurie gjeopolitike, samiti shërbeu si një platformë thelbësore për unitet, dialog dhe bashkëpunim.

Inspektimi strukturor nga TÜV AUSTRIA siguroi që vendi i zhvillimit të samitit të përmbushte standardet më të larta të sigurisë, ndërsa certifikimi sipas ISO 20121:2024 vërtetoi përkushtimin e samitit ndaj menaxhimit të qëndrueshëm të aktivitetit, duke minimizuar ndikimin në mjedis, promovuar përgjegjësinë sociale dhe duke rritur efikasitetin operacional.

 “Jemi krenarë që kemi kontribuar në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e një ngjarje kaq të rëndësishme,” tha Z. Fatjon Sinani, Drejtor i Përgjithshëm për Shqipërinë dhe Kosovën në TUV AUSTRIA. “Puna jonë pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur ndaj ekselencës dhe mbështetjes ndaj rolit të Shqipërisë si një partner evropian i përgjegjshëm dhe me vizion për të ardhmen.”

“Për ne në RedCloud, ky samit ishte më shume se një aktivitet. Ishte një moment krenarie kombëtare,” tha Z. Klodian Makashi, Administrator i RedCloud. “Jemi të nderuar që ndërtuam një strukturë që mirëpriti liderët më me ndikim të Europës dhe tregoi kapacitetin e Shqipërisë për të ofruar standardet më të larta ndërkombëtare”

Rreth RedCloud

RedCloud është kompania kryesore në Shqipëri për organizimin e aktiviteteve dhe eksperiencave të drejtëpërdrejta, e specializar në dizajnin, planifikimin dhe realizimin e koncerteve në shkallë të gjerë, festivaleve, ngjarjeve kulturore dhe samiteve institucionale. Me një mision për të ngritur nivelin e industrisë së argëtimit në rajon, RedCloud është partner i besuar nga artistë, institucione dhe marka globale për të realizuar eksperienca me ndikim nga koncepti deri në përfundim.

Rreth TÜV AUSTRIA në Shqipëri

Kompania jonë është pjesë e grupit ndërkombëtar TÜV AUSTRIA, një lider në ofrimin e shërbimeve të testimit, inspektimit dhe certifikimit. Me një prani të fortë në Shqipëri dhe rajon, ne fuqizojmë organizatat për të përmbushur standardet më të larta të sigurisë, cilësisë dhe qëndrueshmërisë.