June 12, 2025
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se ALFA SH.A është ricertifikuar nga TÜV AUSTRIA në Shqipëri për përmbushjen e kërkesave të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015 dhe përditësimit me sukses të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore sipas kërkesave të Versionit 6 të Skemës së Certifikimit FSSC 22000.
Si prodhuesi / mbushësi zyrtar për Shqipërinë dhe Kosovën i markave ikonike si Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; Prodhuese e ujit të famshëm Glina, Glina me Vitamina, Spring, e pijes freskuese Aranxhata, e pijes energjike Dragon Heart, e Birrës Elbar, Birrës Amstel; dhe mbushëse e Birrës Moretti, ALFA SH.A vazhdon të demonstrojë një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj cilësisë, sigurisë ushqimore dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Këto certifikime rikonfirmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë për:
Ofrimin e vazhdueshëm të produkteve të sigurta dhe me cilësi të lartë;
Përputhjen me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira;
Rritjen e efikasitetit operacional dhe kënaqësinë e klientit.
TÜV AUSTRIA, me një histori mbi 150 vjeçare dhe prani në më shumë se 40 vende të botës, operon në Shqipëri dhe Kosovë që nga viti 2013, duke ofruar shërbime certifikimi të sistemeve të menaxhimit dhe produkteve, inspektime teknike dhe industriale, përputhshmëri ligjore, zgjidhje të të mësuarit digjital dhe siguri kibernetike.
Ne përgëzojmë të gjithë ekipin e ALFA SH.A për këtë moment historik në sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe sigurinë ushqimore.
Faleminderit për besimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm ndër vite!


