Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
  • Albanian

Përfaqësuesja e Advantage Austria viziton zyrat e reja të TÜV AUSTRIA në Tiranë.

July 28, 2026

Vizita e përfaqësueses së Advantage Austria në zyrat tona të reja në Tiranë

Patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëprisnim përfaqësuesen e Advantage Austria, znj. Marjeta Xhabrahimi (Kodra), në zyrat e reja të TÜV AUSTRIA në Tiranë, më 23 korrik 2026.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i TÜV AUSTRIA Albania, z. Fatjon Sinani, së bashku me bashkëpunëtorë nga kompanitë partnere dhe stafin tonë, prezantuan në mënyrë të detajuar shërbimet që ofrojmë, duke vënë theksin te zgjidhjet inovative në fushën e certifikimit dhe trajnimeve. Prezantimi përfshiu tema të tilla si siguria ushqimore, menaxhimi i cilësisë, siguria kibernetike, siguria e informacionit, CBAM, mbrojtja e mjedisit dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit.

Gjatë qëndrimit të saj, znj. Xhabrahimi pati gjithashtu mundësinë të vizitonte ambientet e reja të zyrave tona, të njihej nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet tona, si edhe të informohej mbi zhvillimet dhe arritjet më të fundit të TÜV AUSTRIA Albania.

Kjo vizitë përbën një mundësi të vlefshme për forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet TÜV AUSTRIA Albania dhe Advantage Austria.