Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
  • Albanian
    • English

Njoftim për publikimin e versionit të përditësuar të standardit ISO/IEC 27001:2022 dhe
periudhës së tranzicionit nga ISO/IEC 27001:2013 në ISO/IEC 27001:2022

November 8, 2022

TÜV AUSTRIA Hellas Ltd (Dega Shqipëri), e qëndrueshme në përpjekjen për mbështetjen efektive dhe të vazhdueshme të nevojave të biznesit të klientëve dhe partnerëve të saj, dëshiron t’ju informojë se pas 9 vitesh, ISO27001, standardi ndërkombëtar më i njohur për Sigurinë e Informacionit, është përditësuar.

Versioni i ri i standardit ISO/IEC 27001:2022 u publikua nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) më 25.10.2022. Në të njëjtën kohë, që nga muaji shkurt 2022, ISO ka publikuar edhe versionin e rishikuar të ISO27002, i cili është standardi shoqërues i ISO27001 (Aneksi A). ISO/IEC 27002:2022 është standardi mbështetës që ofron udhëzime për zbatimin e kontrolleve të sigurisë (Aneksi A) të ISO27001.

Pas një vendimi të Forumit Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF MD 26:2022) është vendosur një periudhë tranzicioni trevjeçar për zbatimin e ISO/IEC 27001:2022. Zbatimi aplikohet për sa më poshtë vijon:

✓ Deri më 31.10.2023, organizatat mund të kryejnë auditimin fillestar të certifikimit sipas versionit të mëparshëm të ISO/IEC 27001:2013, ndërsa nga data 01.11.2023 auditimi fillestar i certifikimit do të kryhet ekskluzivisht sipas versionit të ri të ISO/IEC 27001:2022.

✓ Periudha e tranzicionit e ISO/IEC 27001:2022 skadon më 31.10.2025. Të gjitha certifikatat sipas ISO/IEC 27001:2013 do të pezullohen ose tërhiqen në fund të periudhës së tranzicionit.

✓ Të gjitha certifikatat e lëshuara sipas ISO/IEC 27001:2013 gjatë periudhës së tranzicionit duhet të marrin në konsideratë afatin e mësipërm (nëse do të përfundohet ose jo periudha e zakonshme trevjeçare e vlefshmërisë së certifikatës). Organizatat që kanë certifikatën ISO/IEC 27001:2013 do të kenë mundësinë të migrojnë në standardin e ri ISO/IEC 27001:2022 gjatë auditimeve të tyre vjetore të mbikëqyrjes, me njoftim paraprak me shkrim ndaj Trupës sonë Certifikuese.

TÜV AUSTRIA Hellas Ltd (Dega Shqipëri) do t’ju mbajë të informuar për ndryshimet që vijnë nga zbatimi i versionit të ri të standardit si dhe programet e trajnimit të ISO/IEC 27001:2022.